Vrau bashkëshorten në sy të djemve/ Zbardhet raporti psikiatrik i Naim Murselit: Nuk ka sëmundje mendore, është i aftë të mbrojë veten

11/07/2025 11:23

Zbardhet raporti psikiatrik i Naim Murselit i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Murselit më 29 nëntor 2023.

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka konstatuar se Murseli nuk ka çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo të përhershëm,

Raporti konstaton se nuk ka prapambetje, ngecje mendore apo abuzim me substanca psikoaktive ose alkool, konstaton se në momentin e kryerjes së veprës për të cilën akuzohet nuk është identifikuar ndonjë simptomatologji e nivelit patologjik që mund të ndikonte në aftësinë e tij mendore për ta kuptuar rëndësinë e veprës si dhe të kontrollojë veprimet e tij shtohet se kjo është bazuar në sjelljen e tij dhe dinamikën para, gjatë dhe pas veprës.

Gjithashtu konstatohet se Murseli është plotësisht i përgjegjshëm dhe i llogaritshëm dhe konstatohet se mund të marrë pjesë në seancën gjyqësore, është i aftë për të mbrojtur vetën, të konsultohet me personat e tjerë si dhe kupton aktakuzën dhe është në gjendje të përballet me gjyqin.

“Nuk ka sëmundje mendore, është i aftë të mbrojë veten”, theksohet në përfundim të raportit të ekzaminimit psikiatrik të Murselit.

Kujtojmë se në seancën e fundit gjyqësore ndaj tij dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, mbrojtja e Murselit kishte kërkuar ekzaminimin.

Raporti i plotë

Top Channel