“Beteja s’ka mbaruar”/ Dënimi i ish-liderëve të UÇK-së, djali i Hashim Thaçit deklaratë ekskluzive për ‘Ftesë në 5’: Vendimi na ka lënduar, por nuk na mposht 22/09 17:55
Në përfundim të mbledhjes maratonë në Durrës, kryebashkiakët demokratë thanë se nuk do ta zbatojnë urdhrin e Edi Ramës për shkarkimin e nënkryetarëve dhe krerëve të njësive administrative.
“Të mitë jo, absolutisht jo“-u shpreh Fisnik Qosja i Kavajës, i pyetur nëse bie dakord me kërkesën e kryeministrit Rama.
Kundër janë shprehur edhe Hilë Curri, kryebashkiak i Fushë Arrëzit dhe Albert Mëlyshi i Mirditës.
Po ashtu, edhe kryebashkiaku socialist i Himarës, Vangjel Tavo, la të kuptohej se nuk do i shkarkojë drejtuesit vendorë, por me argumentin se janë të rinj.
“Në varësi të performancës, unë jam kryetar i ri. Kuptohet që janë akoma në provë, plus që nënkryetarët e mi janë të rinj”,-tha Tavo pas takimit.
Top Channel