Kryebashkiakët demokratë kundër Ramës/ Qosja e Mëlyshi reagojnë pas kërkesës së kryeministrit: Nuk marrim urdhra politikë

11/07/2025 19:33

Në përfundim të mbledhjes maratonë në Durrës, kryebashkiakët demokratë thanë se nuk do ta zbatojnë urdhrin e Edi Ramës për shkarkimin e nënkryetarëve dhe krerëve të njësive administrative.

“Të mitë jo, absolutisht jo“-u shpreh Fisnik Qosja i Kavajës, i pyetur nëse bie dakord me kërkesën e kryeministrit Rama.

Kundër janë shprehur edhe Hilë Curri, kryebashkiak i Fushë Arrëzit dhe Albert Mëlyshi i Mirditës.

Po ashtu, edhe kryebashkiaku socialist i Himarës, Vangjel Tavo, la të kuptohej se nuk do i shkarkojë drejtuesit vendorë, por me argumentin se janë të rinj.

Në varësi të performancës, unë jam kryetar i ri. Kuptohet që janë akoma në provë, plus që nënkryetarët e mi janë të rinj”,-tha Tavo pas takimit.

Top Channel