“Keqkuptim i shkaktuar nga një shpifje e pastër”/ Lirohet Noizy: Tani gjithçka është pas krahëve, autori do përballet me pasoja ligjore

10/07/2025 19:04

Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, ka postuar një foto në rrjetet sociale, kur tregon se ka rifituar lirinë pak ditë pas arrestimit në Zvicër.

Artisti pretendon se prangosja e tij ishte pasojë e një shpifjeje, ndërsa shton se autori do të përballet me pasoja ligjore.

Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër, për të cilët fatkeqësisht nuk munda të performoja të shtunën në mbrëmje. Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore, deri në dënimi maksimal që parashikon ligji zviceran. Tani gjithçka është pas krahëve“, shkruan reperi në “Instagram”.

Noizy, u arrestua të shtunën në aeroportin e Zyrihut sapo mbërriti në Zvicër për të promovuar albumin e tij të ri. Sipas autoriteteve zvicerane, arrestimi u krye me urdhër të Prokurorisë për krime të rënda me dhunë, por detaje të mëtejshme nuk janë bërë ende publike.

Top Channel