
Kreu i qeverisë, Edi Rama dhe stafi i Kryeministrisë dhuruan këtë paradite gjak, duke i bashkuar nismës ashtu si edhe vitet e tjera.
“Të forcojmë zinxhirin e solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut, me vetëdijen se kush dhuron gjak jo vetëm ndihmon ata në nevojë, por edhe ripërtërin organizmin e vet”, ishte mesazhi i kryeministrit.
“A jeni të informuar ju që kjo është shumë pozitive për organizimin? Kjo të rinon, të rigjeneron, të ndërrohet gjaku, të pastrohet. Përveç faktit që është kontribut shumë i vyer. Se duhet të vësh veten në pozitën e atyre prindërve që i kanë fëmijët me këto nevoja, por përtej kësaj është dhe shumë zhvillim pozitiv për organizmin tënd”, u shpreh ai.
Fushata sensibilizuese për dhurimin e gjakut synon të ndërgjegjësojë publikun për rëndësinë e dhurimeve vullnetare dhe ndikimin që kanë në përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe forcimin e ndjenjës së solidaritetit në shoqëri.
Top Channel