
Skuadra e Dritës së Gjilanit ka marrë një fitore të rëndësishme në përballjen e parë kundër ekipit luksemburgas, FC Differdange 03, në raundin e parë të ndeshjeve kualifikuese për UEFA Champions League.
Ndeshja u zhvillua në Gjilan dhe përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të ekipit kosovar.
Golin e vetëm të sfidës e shënoi sulmuesi Arb Manaj në minutën e 74-t, pas një aksioni të mirëorganizuar nga ekipi i trajnerit Ramadani. Goli i jep avantazhin Dritës para ndeshjes së kthimit që do të zhvillohet më 15 korrik në Luksemburg.
Ndeshja ishte e qetë, jo me shumë raste, por Drita krijoi më shumë rrezik në portën e fqinjëve dhe arriti të konkretizojë me një gol që mund të rezultojë vendimtar për fatin e kualifikimit.
Djemtë e Dritës do të udhëtojnë drejt Luksemburgut me një epërsi minimale, por të vlefshme, ndërsa synimi i tyre do të jetë ruajtja e rezultatit apo thellimi i tij, në mënyrë që kalojnë në raundin tjetër të kualifikueseve të UEFA Champions League.
Top Channel