Inflacioni arrin në 2.4%, Instat: ndikoi rritja e çmimeve tek ushqimet dhe pijet joalkoolike dhe argëtimi

08/07/2025 19:57

Inflacioni vjetor në Shqipëri për muajin qershor 2025 ka shënuar një rritje për të dytin muaj radhazi, duke u ngjitur në nivelin e 2.4% sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave. Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 0.2 pikë përqindje krahasuar me muajin maj dhe 0.3 pikë përqindje me qershor 2024.

Sektorët që kanë ndikuar më shumë në këtë rritje janë ai i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, i cili vijon të mbajë peshën kryesore në strukturën e inflacionit. Ndonëse prodhimet vendase në treg janë shtuar ndjeshëm në treg si pasojë e sezonit të tyre, çmimet kanë mbetur të larta. Ky tregues qëndron në nivelin e 3.5% për muajin qershor tek ushqimet.

Janë çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrëra” zarzavate përfshirë patatet”, “qumësht, djathë dhe vezë”, “mish” me 4,0 %, “peshk” që kanë ndikuar më shumë tek ushqimet.

Gjithashtu, janë regjistruar rritje të konsiderueshme edhe në qirave lëndëve djegës, mobiljet e pajisjet shtëpiake, pijet alkoolike dhe argëtimi e kultura duke kushtuar më shtrenjtë për të gjithë qytetarët.

Një rritje e inflacionit drejt synimit të arritjes së objektivit prej 3% është lajmëruar edhe nga Banka e Shqipërisë në konferencën e fundit të politikës monetare e cila solli dhe ndryshimin e normës bazë të interesit në 2.5% me qëllim stabizlimin e këtij treguesi.

Top Channel