Mbi 700 kg mish dhe peshk kontrabandë në Kakavijë, arrestohet një person, procedohet një tjetër
Një aksident është regjistruar në mesditë në aksin rrugor Vlorë–Qeparo, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Drashovicës”.
Shtetasi me iniciale A.Q., 35 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrolli mbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë është lënduar. 35-vjeçarui ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 12:40, në aksin rrugor Vlorë–Qeparo, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Drashovicës”, shtetasi A. Q., 35 vjeç, banues në Selenicë, duke drejtuar automjetin tip Fiat, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit duke dalë nga rruga dhe si pasojë ka ngelur i dëmtuar. 35-vjeçari aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Top Channel