Energjia, OECD vlerëson pozitivisht Shqipërinë, Balluku: Shqipëria mbështetjen më të lartë në rajon për shtresat në nevojë

08/07/2025 15:27

Për rezultatet e arritura dhe reformat në sektorin energjetik, Organizata ndërkombëtare për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik OECD e ka vlerësuar pozitivisht Shqipërinë.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se vendi ynë ka rezultuar se ofron mbështetjen më të lartë për furnizimin me energji për shtresat në rajon në Balkan.

“Sipas vlerësimit në raport, tarifat për familjarët duhet të rriteshin me 29 % në rastin e një skenari minimal. Nëse qeveria shqiptare nuk ndërhynte abonenti do paguante minimalisht 29% më shume dhe maksimalisht 114 %. Kjo ulje me 10.5% është një ulje historike që nuk është bërë në 30 vite. Edhe kjo ulje është bërë e të njëjtës linjë, nuk është e vendosur pa asnjë lloj kushti por e bazuar mbi kursimin. Vetëm për ata që konsumojnë deri në 700 kwh mujor, përfitues mbi 1 milionë abonentë.”, shprehet Belinda Balluku.

Sipas Ballukut, politikat në sektorin elektroenergjetik do të kenë në fokus uljen e çmimit të energjisë për klientët.

Do të vazhdojë në këtë rrugë që ka nisur për të bërë më të mirën për të krijuar qëndrueshmëri energjetike, jo vetëm për vendin tonë, por edhe për rajonin. Por pa lënë për asnjë moment pas dore fokusin që kemi ndaj qytetarëve shqiptarë dhe ekonomisë shqiptare për të dhënë çmime sa më të ulëta dhe për të incentivuar programe dhe edukim sa i përket eficiencës së energjisë”, theksoi zv/kryeministrja Balluku.

Ulja e çmimeve aktuale sipas zëvendëskryeministres kanë për qëllim nxitjen e kursimit të energjisë. Ndërsa garantoi se Shqipëria do të vijojë në rrugën e nisur për qëndrueshmëri energjetike jo vetëm për vendin por edhe për rajonin.

 

Top Channel