
Kampionët e superiores, Egnatia kanë shënuar një fitore të rëndësishme në raundin e parë të kualifikuesve të UEFA Champions League, duke mposhtur në Rrogozhinë ekipin islandez Breidablik me rezultatin 1-0.
Heroi i sfidës së zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia” ishte debutuesi Ildi Gruda, i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 93-të.
Pas një ndeshjeje të fortë dhe të luftuar, ku të dyja skuadrat kishin mundësitë e tyre, ishte pikërisht mesfushori Gruda që zhbllokoi takimin në sekondat e fundit, duke i dhënë fitoren kampionëve të Shqipërisë.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Edlir Tetova kontrolloi sfidën gjatë 90 minutave duke mos i dhënë shumë hapësira islandezëve dhe gjeti rrjetën në minuta shtesë.
Fitorja e sotme është një hap i rëndësishëm për Egnatian drejt kualifikimit në raundin tjetër të UEFA Champions League, që tani udhëton drejt Islandës me një avantazh minimal, për ndeshjen e kthimit më 16 korrik.
Top Channel