Qeveria rishikon strategjinë e biznesit, më shumë para për inovacionin e ndërmarrjeve, në fokus edhe rritja e punësimit

07/07/2025 19:47

Për të krijuar një ekonomi më dinamike të orientuar tek inovacioni dhe plotësisht në linjë me standardet e BE, qeveria shqiptare ka propozuar ndryshime thelbësore në Strategjinë e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve (SZHBI) për periudhën 2025-2027 por dhe një strukturim të buxhetit të tyre.

Ky projektvendim i cili ndryshon vendimin fillestar të vitit 2021 reflekton nevojën për t’iu përshtatur transformimit digjital, tranzicionit të gjelbër dhe për të adresuar rekomandimet e fundit të Komisionit Evropian në Raportin për Shqipërinë të vitit 2024.

Kjo strategji e rishikuar për të katërtin vit radhazi do të ndalet në 3 shtylla kryesore për zhvillimin e biznesit dhe investimeve në vend. Për tërheqjen e investimeve dhe ndërkombëtarizimin qeveria do të shpenzojë 125.5 milionë, nga e cila 94.5 milionë lekë do të dalë nga buxheti i shtetit.

Do të ndërmerren veprime për të lehtësuar aksesin e bizneseve shqiptare në programet e financimit dhe mbështetjes të ofruara nga Bashkimi Evropian.

Ndërsa vëmendja do të vijojë edhe për inovacionin në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme brenda vendit me një buxhet 6.9 miliardë lekë ku pjesën më të madhe do e paguaj vet shtetit dhe më pas financim i huaj. Do të krijohen mekanizma për të lidhur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme tradicionale me startupet inovative, duke nxitur transferimin e teknologjisë dhe ideve të reja.

Si një nevojë e vendit por dhe kriter i BE, 137.9 milionë lekë do të shkojë edhe për zhvillimin e kapitalit njerëzor. Me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe përfshirjen e bizneseve në reformat e sistemit të arsimit dhe formimit profesional (VET), për të siguruar që forca e punës t’i përgjigjet nevojave reale të tregut.

Nga kjo strategji e mundur do të bëhet edhe lidhja më e fortë biznese-startupe, universitet-biznese, mbështetje për investitorët dhe akses në programet e BE.

Top Channel