
Dy ditë pas ‘porosisë’ për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama shkoi sot sërish në Vlorë për të parë nëse është zbatuar.
Para se të zhvillonte një takim me deputetët e qarkut dhe grupet e punës së bashkisë së Vlorë, Rama inspektoi nga afër disa bare dhe restorante nëpër qytet, ku u kërkoi vetë që të hiqnin tavolinat që kanë zaptuar trotuaret.
Gjatë ecjes, Rama u përball me shumë qytetarë të cilët kërkonin të komunikonin me numrin një të qeverisë.
Sikurse duket në video, një e moshuar tentoi ta takonte nga afër kryeministrin Rama për t’i shprehur shqetësimin e saj për çështje prone, por u ndalua nga truprojat e kryeministrit.
Pas tentativës, vetë kryeministri ndaloi dhe komunikoi me qytetaren, duke iu drejtuar “çfarë ke që bërtet”.
Problemin e qytetares Rama e adresoi te kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha.
Top Channel