“Ndizet” Botërori i klubeve/ Përcaktohen 4 gjysmëfinalistët, spektakël i garantuar në DigitAlb

07/07/2025 12:33

Mbrëmjen e së premtes nëpërmjet ekranit të DigitAlb u transmetuan emocionet e 2 ndeshjeve mjaft të bukura nga ku doli çifti i fundit gjysmë finalist i Botërorit të Klubeve që po zhvillohet për herë të parë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

4 ekipet e kualifikuara Fluminense, Chelsea, PSG dhe Real Madrid janë 4 gjysmfinalistët të cilat do të luajnë për finalen e madhe në dy ditë.

Të martën më 8 korrik do të zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale mes Fluminenses dhe Chelsea në orën 21 ndërkohë që më 8 korrik të mërkurën, do të jetë radha e derbit europian PSG-Real Madrid po në orën 21:00 drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Ndërkohë finalja e madhe do të luhet më 13 korrik.

Top Channel