Marrëdhënia SHBA-Siri, administrata Trump revokon përcaktimin e organizatës që rrëzoi Al-Assad si terroriste

07/07/2025 20:51

Administrata Trump ka revokuar përcaktimin e organizatës siriane, al-Nusra si një organizatë terroriste e huaj, sipas një dokumenti të publikuar sot në internet.

Grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS) dikur ishte një degë e al-Kaedës në Siri, e njohur si fronti al-Nusra.

Dokumenti, i datës 23 qershor dhe e nënshkruar nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio, u botua në një parapamje të Regjistrit Federal të SHBA-së përpara publikimit të saj zyrtar të martën.

Ministria e Jashtme Siriane nuk ka komentuar ende mbi vendimin e SHBA-së.

Hayat Tahrir al-Sham rrëzoi presidentin sirian, Bashar al-Assad dhe tani udhëheq qeverinë e përkohshme siriane.

Presidenti i saj i përkohshëm, Ahmed al-Sharaa, e ka nxjerrë vendin nga hija dhe ka bërë dhjetëra vizita zyrtare në kryeqytete të huaja.

Presidenti i SHBA-së Trump pranoi të heqë sanksionet ndaj Sirisë, u takua me al-Sharaa në Riad dhe emëroi një të dërguar special të SHBA-së për Sirinë.

Bashkimi Evropian ka vendosur gjithashtu të heqë sanksionet kundër Sirisë.

Top Channel