KF Teuta me president të ri, skuadra durrsake do të drejtohet nga biznesmeni Fatos Troplini

07/07/2025 20:25

Prezantohet në Durrës presidenti i ri i KF Teuta, i cili do të pasojë Edmond Hasanbelliun i cili e udhëhoqi skuadrën durrsake për 26 vite.

Tashmë klubi i Teutës ka hyrë në një fazë të re ndryshimesh, duke prezantuar zyrtarisht biznesmenin Fatos Troplini si presidentin e ri të klubit, Enkeleid Dobin në postin e trajnerit dhe Renato Arapin si drejtor sportiv.

Një rikthim i veçantë është ai i Enkeleid Dobit, i cili kthehet pas 28 vitesh në Durrës pjesë e skuadrës kampione të Teutës të vitit 1993, por këtë herë si trajner i ekipit. I njohur për përvojën e tij në Poloni dhe si ish-trajner i Kukësit.

Me këtë riorganizim të plotë në drejtim, Teuta synon një kapitull të ri, me ambicie për të qenë sërish në elitën e futbollit shqiptar.

 

Top Channel