Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët
05/07/2025 19:03
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Pajovë.
Dy makina janë përplasur, ndërsa drejtuesit kanë marrë dëmtime të lehta. Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e mjeteve.
Disa herë banorët kane protestuar për mungesën e sigurisë në këtë segment rrugor ku thuajse çdo ditë regjistrohen aksidente.
Top Channel