Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër–Lezhë, pranë zonës së Kryebushatit.

Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Një person ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa disa të tjerë janë plagosur. Mes të plagosurve janë dhe dy fëmijë të mitur.

Në vendngjarje kanë mbërritur disa autoambulanca dhe forca të shumta policie, të cilat po punojnë për të bërë të mundur transportimin e të plagosurve drejt spitalit dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre automjete.

Shtetasi T. K., 42 vjeç, duke drejtuar kamionin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur fillimisht me automjetin me drejtues A. S., 63 vjeç, dhe më pas është përfshirë në aksident edhe automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., 37 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Gj. B., ndërsa janë dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja J. B., 32 vjeçe, dhe dy fëmijët e mitur, pasagjerë në të njëjtin automjet. Të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel