
Një vajzë 13 vjeçe nga Lushnja është shpallur kampione e Botës në Ligën Rinore të Karatesë.
Ajo quhet Amanda Dedej dhe nuk është një emër i panjohur në këtë sport. Më në fund ajo arriti të realizoj ëndërron e saj, të renditet e para në botë ne këtë sport. Sfida e radhës mbetet pjesëmarrja në lojërat olimpike dhe marrja e një tjetër medaljeje të artë.
Kampionati botëror i karatesë u zhvillua në Kroaci ku morën pjese 4000 të rinj nga 78 shtete të Botës. Kampionia lushnjare dominoj të gjitha ndeshjet duke i fituar me rezultate të thella. Kjo 13 vjeçare deri tani numëron 44 medalje Ari , duke thyer një tjetër rekord për numrin më të madh të medaljeve të fituara të arta në Shqipëri
Amanda Dedej tashmë është bërë një ambasadore e karatesë shqiptare. Dedej është shpallur më herët kampione e Shqipërisë, kampione Ballkanit, kampione Europës dhe tashmë kampione e Botës në Ligën Rinore të karatesë.
Top Channel