
Vendi nën pushtetin e zjarreve/ 17 vatra aktive, ndërhyjnë dy avionë nga Italia dhe Kroacia, vihen nën kontroll flakët në Konispol
26/07 20:20
Aktori i famshëm i Hollivudit, Michael Madsen, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.
I njohur ndryshe si “gangsteri i përhershëm”, ai u gjet pa jetë në shtëpinë e tij në Malibu, Australi.
Vdekja besohet të ketë ndodhur nga shkaqe natyrore. Menaxheri i tij shprehet se Madsen vdiq nga një arrest kardiak.
I njohur për portretizimin e personazheve enigmatikë të djemve të fortë, Madsen grumbulloi një listë të gjatë me kredite filmike gjatë karrierës së tij që shtrihet në katër dekada.
Madsen, vëllai i aktores Virginia Madsen, solli në jetë personazhe komplekse në “Kill Bill: Vol. 1”, “Reservoir Dogs”, “Thelma & Louise”, “Donnie Brasco” dhe të tjera.
Top Channel