“Flet”/ A tundohet fizikisht At Nikolla: Ja kur ka ndodhur për herë të fundit

03/07/2025 11:19

“Flet” është një podkast pa filtra, i drejtpërdrejtë dhe i vërtetë. Me rrëfime të sinqerta nga të ftuarit, pa doreza dhe me deklarata të fuqishme dhe të pathëna më parë.

I ftuar në këtë episod të tretë të “Flet” me Ilnisa Agolli, ka qenë At Nikolla Xhufka, për një bisedë pa doreza dhe shumë të sinqertë…

A tundohesh fizikisht?

Ka momente që edhe tundohem, por jam i aftë që ta mbledh veten. Pra jam i aftë që ta kontrolloj veten, sepse mendoj për të nesërmen. Dakord u bë sot, po nesër? Unë asnjëherë nuk kam menduar se çfarë do të thonë njerëzit tani, për këtë që unë bëra. Nuk e kam menduar kurrë, sepse unë nuk jam bërë Kryepeshkop për njerëzit, jam bërë për veten. Nuk jam njeri që tundohem shumë lehtë. Personi që do të kem përballë, duhet të jetë shumë i aftë të më tundojë dhe tundimet nuk i kam siç i kanë njerëzit normalë. Kam disa tundime të tjera. Janë private… Tundimet e mendjes, janë më të rrezikshme se ato të trupit.

Kur je tunduar për herë të fundit?

Ka kohë që jam tunduar për herë të fundit. Para se të bëhesha Kryepeshkop. Para 4 muajsh, fiks përpara 4 muajsh.

Ke 4 muaj pa mëkatuar?

Varet se çfarë quan mëkat. Kush është mëkat për ty, nuk është për mua dhe anasjelltas.

Top Channel