Përfitoi prona në bashkëpunim me dy ish-drejtues të Kadastrës së Fierit, Prokuroria sekuestron 2.6 milionë euro dhe një automjet luksoz të Kastriot Haskos Dy të rinj të armatosur me pistoletë, me kanabis në marijuanë, dhe në kërkim prej rreth 6 muajsh, lëviznin të qetë në zemër të Tiranës pasditen e së mërkurës, derisa u përballën me forcat Shqiponja, të cilat nisur nga dyshimet tentuan t’i ndalojnë, por të rinjtë në arrati e sipër shkaktuan kaos.
Në drejtim të mjetit luksoz dyshohet se ishte 26-vjeçari Joni Sadikaj, i cili duke iu shmangur policisë, përplasi 3 makina dhe u zhduk mes rrugicave. Policia arrestoi në vendngjarje mikun e tij Skerdi Sina. Gjatë ndjekjes dyshohet se ai ka hedhur një pistoletë, teksa pas arrestimit iu gjet një krehër fishekësh e armës tip “Glock”, një patentë mjeti me foton e tij dhe identitet të rremë si Almo Aliaj, një sasi e vogël kanabis dhe celularët, që u dërguan për ekzaminime të mëtejshme, si gjurmët daktiloskopike, ekspertimin dhe zbërthimin e bisedave në telefona, për të gjetur prova të tjera.
Si Sina ashtu edhe Sadikaj, ishin shpallur në kërkim nga policia që në janar të këtij viti për ngjarjen e e Astirit në Tiranë, ku me 5 djem të tjerë, kyçën në një apartament të marrë me qira, një vajzë 21-vjeçare, pasi kishin pirë gjithë natën lëndë narkotike dhe alkool.
Të dy të rinjtë janë pjesë e rrethit të Aleksandër Sadikajt, të riut që u vra në një atentat me eksploziv verën e 2022 në Tiranë, vrasje kjo që pasoi me atë të Edmond Papës për hakmarrje.
Top Channel