Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se nuk do të ketë më Hamas.

Nuk do të ketë Hamas. Nuk do të ketë Hamastan. Ne nuk do të kthehemi më tek e shkuara. Ka mbaruar.“, u shpreh ai.

Më herët Hamasi tha se është i hapur për një marrëveshje armëpushimi me Izraelin që “çon qartë në përfundimin e plotë të luftës”, por nuk pranoi propozimin 60-ditor të presidentit amerikan Donald Trump

Në një deklaratë, Hamasi përsëriti gjithashtu se synon një marrëveshje që do të siguronte tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza.

Një delegacion i Hamasit u takua sot në Kajro me ndërmjetësuesit egjiptianë dhe katarianë, sipas një zyrtari egjiptian.

Top Channel