Policia aksion në Tiranë/ Me armë në makinë përplas disa mjete gjatë ndjekjes, arrestohet autori
02/07/2025 17:32
Një aksion policor ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë pasi ‘blutë’ u informuan për persona të armatosur.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se policia ka ndjekur një automjet në rrugën “Myslym Shyri” pasi dyshohej se kishte armë zjarri.
Një person u arrestua dhe u sekuestrua arma, bëjnë me dije uniformat blu.
Gjatë ndjekjes ai ka përplasur disa makina të parkuara në rrugë.
Top Channel