
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka miratuar një ligj për të ndaluar bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), një veprim që ka të ngjarë të errësojë çdo përpjekje të Teheranit për të rinisur programin e tij bërthamor të dëmtuar.
Vendimi i sotëm vjen një javë pasi parlamenti i Iranit miratoi një ligj për të pezulluar bashkëpunimin me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së. Irani fajëson IAEA-n për bashkëpunim me Izraelin dhe për sigurimin e një rruge për sulme ndaj objekteve të saj bërthamore, një akuzë që agjencia e mohon.
Pezeshkian urdhëroi Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit, Këshillin Suprem të Sigurisë Kombëtare dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme që të fillojnë zbatimin e ligjit, tha agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.
Nuk është e qartë se kur dhe si do të zbatohet ligji i ri, por vendimi mund t’i hapë rrugën Iranit për të rindërtuar programin e tij bërthamor pa inspektime ose monitorim nga IAEA. Irani është nënshkrues i Traktatit të Mospërhapjes (NPT), i cili kërkon që anëtarët të lejojnë monitorimin dhe inspektimet e objekteve për të konfirmuar natyrën paqësore të programeve bërthamore.
Top Channel