
“1 milionë euro dëm në blegtori”/ Ekspertët: U dogjën mijëra bagëti e koshere bletë, shifrat pritet të rriten!
15/08 19:58
Banka e Shqipërisë ul për herë për vitin 2025 normën bazë të interesit.
Nga 2.75% në 2.5% do të jetë normën bazë të interesit për lekun. Për herë të fundit norma bazë e interesit kishte ndryshuar në nëntor 2024 nga niveli i 3%-ve në 2.75 për qind.
“Këshilli mbikëqyrës vendosi të reduktojë normën bazë të interesit nga niveli 2.75% në 2.5%. Gjithashtu të reduktojë normën e interesit të kredisë njëditore nga niveli 3.75% në 3.5% dhe të reduktojë normën e interesit e depozitës një ditore nga niveli i 1.75% në 1.5%.
Gjykon se kjo vendimmarrje gjykon kushte më të përshtatshme për kthimin e qëndrueshëm dhe në kohë të inflacionit në objektiv”, tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Top Channel