Përkujtimore në nderim të Kadaresë, Gjinushi: Veprat e tij do ruhen si thesare për kulturën shqiptare

01/07/2025 11:46

Në përkujtimoren e ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadaresë, kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, e vlerësoi si një nga figurat më të ndritura të kombit shqiptar.

“Ismail Kadare është ndër figurat më të ndritura të kombit shqiptar, krahas figurave si Skënderbeu, Nënë Tereza etj, që dhanë kontribut të madh për popullin tonë. Akademia e Shkencave ka pasur privilegjin që ta ketë anëtar të saj për 35 vite me radhë.

Emri i Kadaresë i jep shkëlqim të veçantë librit të albanologjisë të Akademisë së Shkencave, të cilën ai vetë e cilësonte si “amza e më të shquarave të studimeve shqiptare”. Ne sot kujtojmë me hidhërim këtë humbje të madhe, largimin nga jeta të anëtarit e kolegut tonë, për humbjen e ikonës së inteligjencës dhe kulturës shqiptare, por edhe me krenari e mirënjohje. Vepra e Kadaresë do të ruhet si një nga thesaret e kulturës shqiptare dhe do u përcillet brezave si një testament qytetërimi e identiteti, si pasuri e vyer kombëtare“-u shpreh Gjinushi.

 

Top Channel