Aksident i trefishtë në kryeqytet, një makinë përfshihet nga flakët
01/07/2025 15:11
Një aksident i trefishtë raportohet në kryeqytet, në zonën e Unazës së Re.
Një prej automjeteve, që u përfshi në aksident, mori flakë, sikurse duket nga pamjet.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të plagosur. Ndërkohë, pritet hetimi për të zbardhur ngjarjen.
Top Channel