
Sali Berisha duhej të niste sot maratonën e gjykimit në GJKKO për dosjen “Partizani”. Ish-kryeministri nuk u paraqit para trupës gjykuese, pasi pretendon se nuk është lajmëruar.
Fletëthirrja e GJKKO është dorëzuar ditën e premte dhe është pranuar nga Malltezi, por ky i fundit dhe pala mbrojtëse e Berishës argumentuan se nuk ishin njoftuar në kohë.
Kjo sipas analistit Arjan Curri, është një taktikë e Berishës për të zgjatur sa më shumë gjyqin. Në “Top Story”, Curri u shpreh se ky gjyq do të përfundojë me dënim për Sali Berishën,
“Mendoj që ky gjyq do përfundojë me një dënim për Sali Berishën se nuk është hapur kot. Gjkko nuk ka nxjerrë ndonjë të pafajshëm, dënimi penal të heq nga politika përfundimisht, Duke ditur këtë e vetmja gjë që i mbetet, është çdo lloj manovre që ta shtyjë sa më shumë, shkalla e parë dhe e dytë të shkonte disa vite. Nëse do shkonte këtu, i bie të shtyjë jetën e tij në politikë.
Nëse avokatët sëmuren me rrallë ka shumë manovra, mund të sëmuret vetë Berisha, mund të shkojë deri në 4 vjet,. Nuk është vetëm Berisha, është dhe ndërtuesi dhe financieri, mjafton një nga ata të mos jetë dhe seanca shtyhet. Është një strategji e zgjuar. Fitorja e kohës në këtë rast, është veprimi i zgjuar. Kjo është një betejë që mund të zgjasë disa vite nga Sali Berisha dhe mbrojtja e tij”-u shpreh Curri.
Top Channel