Jeff Bezos i ka dhuruar së fejuarës së tij, Lauren Sánchez, një gjerdan me vlerë nga 3 deri në 5 milionë dollarë për dasmën e tyre në Itali.

Burimi i brendshëm tregoi për Page Six për bizhuterinë miliona dollarëshe.

“Është një gjerdan me diamantë që rrethon qafën e saj, me një gur të madh në mes dhe vathë të përshtatshëm me të.”

Sipas tij, po përflitet se Sanchez do t’i veshë gurët vezullues gjatë ceremonive në Venecia.

Bezos i propozoi Sanchez-it në vitin 2023 me një unazë fejese që ekspertët e vlerësuan me rreth 20 karatë dhe çmim afërsisht 2.5 milionë dollarë.

“Nuk do të mund ta humbisni këtë gjerdan elegant me diamantë, sepse është pothuajse aq i madh sa superjahti i Jeff-it. Lauren është e lumtur për gjerdanin dhe vathët e rinj verbues, të cilët e çojnë koleksionin e saj tashmë mbresëlënës në një nivel tjetër”, tha burimi.

Bezos dhe Sanchez pritet të martohen sot në Venecia në atë që po konsiderohet “dasma e shekullit”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel