
Ish-prokurori Arjan Ndoja, aktualisht deputet i zgjedhur i Partisë Demokratike nga zgjedhjet e 11 majit, po dëshmon sot në GJKKO, ku po gjykohen Plarent Dervishi dhe Julian Meçe për atentatin e bërë ndaj tij në nëntor të vitit 2019.
Gjatë seancës, Ndoja është përballur me Plarent Dervishin, ndërsa ky i fundit e ka ‘akuzuar’ ish prokurorin se ka gisht në një atentat të bërë ndaj tij.
Plarent Dervishaj përballë Arjan Ndojës:
Dervishaj: I vetmi konflikt që ti ke pasur thua që ka qenë ai me dy politikanë. Sipas teje, nuk ka arsye, nuk njihemi, nuk kemi konflikte. A ke informacione ti, që unë kam dhënë porosinë për të të vrarë?
Arjan Ndoja: Kam dëgjuar shumë për ty, edhe nga shtypi. Por këto të dëgjuarat i marr me rezerva. Unë po të shoh në sy.
Plarent Dervishaj: Në sy të shoh dhe unë.
Ndoja: E shoh, je trim ti.
Plarent Dervishaj: Ti kujton se po të kesh gisht ti tek atentati im, do të ta fal?
Ndoja: Cilin atentat
Plarent Dervishaj: Atentatin tim, ka ndodhur nja 4 muaj para teje.
Ndoja: Unë kam ardhur për atentatin tim, jo tëndin.
Top Channel