
Shtëpia e aktorit të njohur amerikan Brad Pitt në lagjen Los Feliz të Los Angeles ka qenë objekt i një grabitjeje mbrëmjen e së mërkurës, njoftoi Departamenti i Policisë së Los Angeles (LAPD).
Sipas autoriteteve, tre persona të dyshuar u futën me forcë në shtëpi rreth orës 22:30 përmes një dritareje të përparme dhe “bastisën vendndodhjen”, duke marrë me vete sende ende të paidentifikuara.
Ndërsa policia nuk ka konfirmuar zyrtarisht se prona i përket aktorit fitues të çmimit Oscar, adresa në fjalë përputhet me shtëpinë që Pitt bleu në vitin 2023.
Aktori nuk ndodhej në shtëpi në momentin e grabitjes, pasi ndodhej në Londër për premierën e filmit të tij të ri me tematikë Formula 1.
Shtëpia, e vendosur pranë Griffith Park dhe afër Shenjës së famshme të Hollywood-it, përshkruhet si një rezidencë private me tre dhoma gjumi, e mbrojtur nga një gardh i lartë dhe gjelbërim i dendur, që siguron privatësi të plotë për banorët.
Top Channel