
26/06 21:13
Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste Sara Mila, i është përgjigjur me një videomesazhi kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili e kërkoi atë sot në parlament.
“Ku është ajo Sara?”-ishte pyetja e Berishës në Kuvend, dhe socialistja nuk humbi kohë për t’i kthyer një përgjigje.
“Në shtator Doktor, se sot jam në Prrenjas ku pata një takim fantasitk me mbështetësit e mi të 11 majit dhe me ata që janë shtuar pas 11 majit.
Do kem kohë mjaftueshëm për t’i takuar e përqafuar të gjithë, por edhe ti ke kohë mjaftueshëm të merresh me mua në shtator. Në shtator doktor”-u shpreh Mile.
View this post on Instagram
Top Channel