
Gjatë një një konference për shtyp që dha në kuadër të Samitit të NATO-s në Hagë, Donald Trump pati një bisedë me një gazetare ukrainase, bashkëshorti i së cilës është në frontin ukrainas duke luftuar kundër Rusisë.
Gazetarja e BBC Ukraina, e pyeti presidentin amerikan se sa e mundshme do të ishte që SHBA-të të dërgonin sisteme mbrojtëse ajrore Patriot në Ukrainë për ta ndihmuar atë në luftën kundër Rusisë.
Duket se Trump i bëri përshtypje pyetja e gazetares, dhe i drejtoi pyetjen nëse ajo ishte nga Ukraina. “Po”, u përgjigj gazetarja, duke shtuar se burri i saj shërben në ushtri, ndërsa ajo jeton me fëmijët e tyre në Oslo.
Biseda e plotë
Gazetarja: BBC Ukraina
Trump: Nga je?
Gazetarja: Jam nga Ukraina. A është SHBA gati t’i shesë sisteme mbrojtëse ajrore Patriot Ukrainës? E dimë që Rusia po e godet Ukrainën shumë fort.
Trump: Je nga Ukraina? Jeton atje?
Gazetarja: Burri im është atje tani.
Trump: Jeni e mrekullueshme.. burri juaj është në shërbim atje?
Gazetarja: Po
Trump: E imagjinoj sa e vështirë është, dhe ti jeton këtu?
Gazetarja: Në Oslo
Trump: Dhe je reportere
Gazetarja: Po
Trump: Në rregull, më lejo të them. Ukraina dëshiron të marrë sistemet Patriot. Ne do të shohim nëse mund të vëmë disa në dispozicion. Janë shumë të vështira për t’u siguruar. Edhe ne kemi nevojë për to. Kemi furnizuar Izraelin dhe janë shumë efektive, 100 për qind efektive. Dhe ukrainasit i duan më shumë se çdo gjë tjetër. Ishte një pyetje shumë e mirë. Ju uroj shumë fat. Shoh që kjo gjë ju prek vërtet. Prandaj, dërgojini një përshëndetje burrit tuaj, mirë?”
Trump takes a question from a Ukrainian reporter and asks her a series of questions about her life and about her husband, who she says is a Ukrainian soldier. He ends up saying he’s going to “see” if he can make Patriot missiles available for Ukraine. pic.twitter.com/ZqhKLdurWG
— Aaron Rupar (@atrupar) June 25, 2025
Top Channel