U futën në banesë për të grabitur, pronari italian vret me armë 25-vjeçarin shqiptar, plagos shokun e tij

25/06/2025 18:43

25-vjeçari shqiptar, i cili tentoi të grabiste të dielën në mbrëmje në një shtëpi në Foria di Centola, në provincën e Salernos, u gjet i vdekur.

Trupi i tij u gjet në një zonë të largët të San Severino di Centola, pas dy ditësh kërkimesh.

I riu dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga pronari i shtëpisë në të cilën u fut për të grabitur së bashku me disa persona të tjerë.

Pronari, sipas mediave italiane, është vënë tashmë nën hetim. Një tjetër nga hajdutët e dyshuar u plagos gjithashtu dhe u shtrua në spital në Napoli.

Një person i tretë është ende në kërkim. Pronari i shtëpisë, një 60-vjeçar, dyshohet se ka qëlluar me armën e tij, të cilën e mbante ligjërisht, dhe njëri nga tre hajdutët dyshohet se ka qëlluar me një armë të marrë nga një kasafortë në shtëpi.

Top Channel