Ekskluzive/ I ekstraduar pas 30 vitesh, Top Channel zbardh dosjen e Sokol Hoxhës: Si sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos Pronarët e biznesit, ku mbrëmjen e kaluar u vendos një sasi tritoli, këtë mëngjes po bëjnë llogaritjen e dëmit.
Viktor Bezhani, jashtë kamerave, shprehet se nuk ka konflikt me askënd.
“Kam 30 vite që u shërbej banorëve të Vlorës, që nga biçikletave deri te motorët dhe nuk kam pas asnjë konflikt. Nuk e di pse ma kane bërë këtë dëm”, thotë ai.
Ndërkohë, nga pamjet e dritares së dëmtuar, duket që sasia e lëndës plasëse ka qenë e madhe, raporton gazetari i Top Channel, Mikel Marsi. Po ashtu, dhe në brendësi të dyqanit ka dëme të konsiderueshme.
Policia ka marrë kamerat e sigurisë së biznesit, por autori mesa duket e ka njohur mirë terrenin dhe zonën pasi lëndën plasëse e ka vendos në dritaren pas godinës së dyqanit ku nuk ka kamera sigurie. Policia vijon hetimin për ngjarjen.
Top Channel