Shpërthimi me tritol në Vlorë, pronari i biznesit: Kam 30 vite që u shërbej banorëve, nuk kam konflikt me askënd…

25/06/2025 08:52

Pronarët e biznesit, ku mbrëmjen e kaluar u vendos një sasi tritoli, këtë mëngjes po bëjnë llogaritjen e dëmit.

Viktor Bezhani, jashtë kamerave, shprehet se nuk ka konflikt me askënd.

Kam 30 vite që u shërbej banorëve të Vlorës, që nga biçikletave deri te motorët dhe nuk kam pas asnjë konflikt. Nuk e di pse ma kane bërë këtë dëm”, thotë ai.

Ndërkohë, nga pamjet e dritares së dëmtuar, duket që sasia e lëndës plasëse ka qenë e madhe, raporton gazetari i Top Channel, Mikel Marsi. Po ashtu, dhe në brendësi të dyqanit ka dëme të konsiderueshme.

Policia ka marrë kamerat e sigurisë së biznesit, por autori mesa duket e ka njohur mirë terrenin dhe zonën pasi lëndën plasëse e ka vendos në dritaren pas godinës së dyqanit ku nuk ka kamera sigurie. Policia vijon hetimin për ngjarjen.

Top Channel