Njihuni me destinacionet më romantike për 2025! Nga plazhet ekzotike te qytetet me histori magjepsëse…

25/06/2025 07:25

Zgjedhja e destinacionit më romantik në botë nuk kufizohet në një vend të vetëm, gjithçka varet nga dëshirat dhe stili juaj si çift: dëshironi një parajsë tropikale, peizazhe malore, trashëgimi kulturore apo luks të jashtëzakonshëm?

Ja disa prej zgjedhjeve më të preferuara për muajin e mjaltit dhe pushimet romantike të vitit:

Mauritius – Parajsa e qetësisë

Sipas “Forbes”, Mauritius mban vendin e parë si destinacioni ideal për muajin e mjaltit në 2025. Plazhet me rërë të bardhë, deti i kristaltë dhe vilat luksoze e bëjnë këtë ishull perfekt për çiftet që kërkojnë qetësi dhe intimitet.

St. Lucia, Bora Bora, Maldivet, Fiji

“Travel US News” rendit në krye destinacionet tropikale më të kërkuara:

1.St. Lucia

2.Bora Bora

3.Maldivet

4.Fiji

5.Bregu Amalfi, Itali

Këto vende ofrojnë një kombinim të natyrës së paprekur, resorteve luksoze dhe aventurave romantike.

Koh Samui, Tajlandë

Sipas “The Knot”, ishulli tajlandez do të jetë një nga zgjedhjet më të njohura për 2025-2026, falë plazheve të pafundme dhe mikpritjes tradicionale.

Italia – Romancë e përjetshme
Italia vazhdon të mbetet sinonim i dashurisë:

-Bregu Amalfi, Positano, Venecia, Firenze dhe kështjellat e Bellagios ofrojnë skena përrallore për çiftet.

-Verona, qyteti i famshëm i Romeos dhe Zhuljetës, mbetet zgjedhje ikonike për muajin e mjaltit.

Greqia – Magjia e ishujve

Santorini nuk humbet kurrë shkëlqimin e saj me shtëpitë e bardha dhe perëndimet e diellit. “Vogue” thekson se ishuj të tjerë si Folegandros, Tinos dhe Chios ofrojnë qetësi dhe intimitet për çiftet që preferojnë të shmangin turmat.

Për ata që preferojnë diçka ndryshe, qytete si Kyoto (Japoni), Ljubljana (Slloveni), Quebec City (Kanada) dhe Bruges (Belgjikë) ofrojnë historinë, arkitekturën dhe atmosferën e një romance të qetë dhe autentike.

Top Channel