Një mjek po këshillon ata që e kanë të vështirë të bien në gjumë.

Në një video në YouTube, Dr.Alan Mandell, thotë se vetëm një lugë gjelle nga ky ushqim mund të jetë çelësi për të rënë në gjumë brenda pak minutash dhe për t’u zgjuar tërësisht të freskët.

Në një video të fundit me titull: “1 lugë para gjumit, flini për pak minuta!”, ai sugjeron që në dietën e mbrëmjes të përfshihen fara chia, një superushqim që mund të përmirësojë cilësinë e gjumit. Farat chia janë të pasura me triptophan, një aminoacid që ndihmon trupin të prodhojë serotoninë dhe melatoninën; dy hormone shumë të rëndësishme për rregullimin e ritmit të gjumit. Për më tepër, përmbajtja e lartë në fibra e këtyre farave ndihmon që të ndiheni të ngopur, duke reduktuar dëshirën për të ngrënë gjatë natës dhe duke përmirësuar cilësinë e gjumit në përgjithësi.

“E keni të vështirë të flini? Një zakon i thjeshtë mund të jetë ajo që ju ka munguar. Vetëm një lugë gjelle para gjumit mund të mjaftojë që të bini në gjumë brenda minutash dhe të zgjoheni plot energji. Kjo farë e fuqishme është plot me triptophan, një aminoacid thelbësor që ndihmon trupin të prodhojë serotoninën dhe melatoninën. Serotonina ndihmon në relaksim dhe stabilitet të humorit, ndërsa melatonina i jep trupit sinjal se është koha për të fjetur duke ju ndihmuar të bini më shpejt në gjumë dhe të flini më gjatë. Por kjo nuk është e gjitha. Ky superushqim i vogël është gjithashtu i pasur me magnez, një mineral shumë i rëndësishëm që ndihmon në qetësimin e sistemit nervor, duke ulur stresin dhe duke nxitur një gjumë më të thellë dhe më çlodhës”-shprehet ai.

Magnezi është thelbësor për funksionimin e duhur të nervave dhe muskujve dhe mund të ndihmojë në relaksimin e sistemit nervor, veçanërisht për ata që ndihen të shqetësuar ose të tensionuar para gjumit.

Top Channel