Justin dhe Hailey Bieber përballen me krizë në martesë, për shkak të sfidave me shëndetin mendor?

25/06/2025 08:40

Martesa e Justin dhe Hailey Bieber duket se po kalon një periudhë të vështirë, mes sfidave të shëndetit mendor të këngëtarit dhe tensioneve në marrëdhënien e tyre.

Sipas “Entertainment Tonight”, burime pranë çiftit tregojnë se Justin po ndien gjithnjë e më shumë shqetësim nga qëndrimi i Hailey-t, duke e përshkruar atë si “sipërfaqësore” në raport me marrëdhënien dhe imazhin që ajo përcjell në publik.

Nga ana tjetër, Hailey thuhet se nuk është e kënaqur me gjendjen emocionale të bashkëshortit të saj.

“Ajo ndjen se Justin ka humbur motivimin dhe kjo e bën të ndihet e shqetësuar“-u shpreh burimi.

Megjithatë, pavarësisht vështirësive, çifti po përpiqet të gjejë mënyra për të ruajtur martesën e tyre.

“Po përpiqen me të gjitha forcat, edhe pse nuk është një moment i lehtë për ta”.

Spekulimet për një ndarje të mundshme u shtuan kur Hailey u fotografua pa unazën e martesës gjatë një daljeje në New York, ndërsa fansat e Justin-it shprehën shqetësim për shëndetin e tij mendor përmes postimeve në rrjetet sociale.

Në një reagim në Instagram, këngëtari 31-vjeçar ndau një mesazh të ndjerë:

“Njerëzit vazhdojnë të më thonë të përmirësohem. A nuk mendoni se, po të mundesha, do ta kisha bërë tashmë? E di që jam i lënduar, e di që kam probleme me zemërimin. Gjithë jetën time jam përpjekur të jem si ata që më thonë të bëhem më mirë. Dhe kjo më lodh e më zemëron vazhdimisht”.

Fansat shpresojnë që çifti të gjejë forcën për të kapërcyer krizën dhe të vazhdojë përpara bashkë./ TAR

Top Channel