Atleti Burraj mban lart emrin e atletikës shqiptare, vendos rekord të ri

25/06/2025 12:39

Franko Burraj vendos një rekord të ri kombëtar në Atletikë. Sportisti i Ekipit Kombëtar ka shkëlqyer në garën e 400m, në Kampionatin Europian Ekipor Liga 3, që po zhvillohet në Slloveni.

Franko Burraj e ndali kronometrin në kohën 45.87, duke marr Medaljen e Artë dhe duke i dhënë pikë të rëndësishme Shqipërisë për kualifikimin ekipor në Ligën 2.

Franko Burraj shkruan histori në garën e 400 metrave, duke zënë vendin e parë dhe duke thyer ndjeshëm rekordin kombëtar me kohën 45”87 (rekordi i mëparshëm ishte 46”14).

Ai bëhet atleti i parë në historinë e atletikës shqiptare që zbret nën kufirin e 46 sekondave!

Top Channel