Brooklyn Beckham nuk e festoi ditëlindjen e babait të tij David, por uroi publikisht vjehrrin, shihni postimin në Instagram

25/06/2025 17:38

Brooklyn Beckham ka shprehur publikisht dashurinë e tij për vjehrrin e tij, Nelson Peltz, pavarësisht se mungonte dukshëm në ditëlindjen e 50-të të babait të tij, David Beckham, muajin e kaluar.

26-vjeçari shkroi në llogarinë e tij personale në Instagram urimet më të mira për babain e gruas së tij, Nicola Peltz. Konkretisht, në një story të publikuar nga djali i madh i Beckham-ëve, ai ngarkoi një foto me gruan e tij, Nicola Peltz, dhe babain e saj, Nelson, për t’i uruar atij ditëlindjen e 83-të. “Gëzuar ditëlindjen Nelson, të duam”, shkroi ai në mbishkrimin që shoqëronte imazhin.

Nicola Peltz gjithashtu e nderoi të atin përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, duke postuar një foto të vjetër të tyre nga fëmijëria. “Gëzuar ditëlindjen mbretit tim!!!”, shkroi aktorja 30-vjeçare dhe shtoi: “Jam shumë me fat që të kam ty si baba, je babai më i dashur dhe mbështetës që mund të ëndërroja ndonjëherë! Të dua shumë!!! Shpresoj që të gjitha ëndrrat e tua të bëhen realitet!!”

Çifti i dërgoi urime publike Nelson Peltz vetëm disa javë pas mungesës së tij në festën e ditëlindjes së David Beckham, e cila ringjalli thashethemet për një përçarje me familjen e 30-vjeçarit. Sipas një raporti nga Page Six në fillim të këtij muaji, Brooklyn Beckham thuhet se ka ndërprerë të gjitha kontaktet me prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham. “Brooklyn i ka thënë familjes së tij se nuk dëshiron asnjë kontakt dhe nuk po u përgjigjet askujt që përpiqet ta kontaktojë”, tha një burim pranë tij.

David Beckham u përpoq të hedhë poshtë thashethemet për një krizë familjare në Ditën e Babait duke postuar një foto me katër fëmijët e tij, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper, me mbishkrimin: “Puna ime më e rëndësishme dhe e preferuar në jetë është të jem baba. Jam shumë krenar për të gjithë ju dhe, siç ju them çdo ditë, do të jem gjithmonë këtu për ju, pavarësisht gjithçkaje.”

Disa ditë më vonë, David Beckham bëri një tjetër përpjekje për të kontaktuar të birin, duke përmendur emrin e tij në një koment në Instagram, me rastin e shpalljes së tij kalorës nga Mbreti Charles III.

Thashethemet për një përçarje midis Nicola Peltz dhe Victoria Beckham datojnë që nga dasma e çiftit në vitin 2022, kur u raportua se dy gratë u përleshën gjatë përgatitjeve për ceremoninë.

Top Channel