Bezos zbarkon në Venezia, pamje nga mbërritja e manjatit në lagunë për martesën me Lauren Sanchez

25/06/2025 19:28

Themeluesi i Amazon ka mbërritur në hotelin Aman Venice për dasmën e tij me Lauren Sánchez.

Festimet do të fillojnë të enjten me një festë në kishën Madonna dell’Orto në Cannaregio. Por qyteti po rebelohet, aktivistët dhe banorët po denoncojnë rrethimin nga miliarderët dhe kanë frikë se Venecia do të bëhet një sallon ekskluziv për një pakicë të zgjedhur.

Festimet, në tre akte, do të mbahen në një vilë në ishullin e San Giorgio Evangelista, në një Fondacion shumë të sigurt Giorgio Cini dhe në Teatro Verde në ishullin e San Giorgio Maggiore (këtu ku pritet të vijë Matteo Bocelli) dhe, së fundmi, në Tese dell’Arsenale.

Top Channel