Anëtari i Kryesisë së PD në krye të Kadastrës së Vlorës, Berisha tregon mesazhin që i erdhi nga Deromemaj: Një demokrat s’do e merrte kurrë atë post

25/06/2025 13:16

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp, komentoi vendimin e Genc Deromemajt, që la kryesinë e PD-së për të marrë drejtimin e Kadastrës së Vlorës.

“Ky person, me një karrierë në PD, para 10 ditëve më ka dërguar një mesazh, ku më informoi se do të largohej nga aktiviteti politik përgjithnjë. Kjo është zgjedhja e tij dhe unë thelbin e lirisë konsideroj të drejtën e zgjedhjes. Ka marrë një post, që një demokrat nuk do e merrte kurrë, por zgjedhja është e tij”, tha Berisha.

Top Channel