Dy ngushticat strategjike të botës nën presion, Hormuzi dhe Bab el-Mandeb kërcënim i madh për tregtinë globale 11/09 13:29
Të paktën katër persona u vranë nga një sulm me raketa në një ndërtesë banimi në Sheva të Izraelit.
Sulmi ndodhi pak çaste para se të hynte në fuqi një armëpushim, i njoftuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Organizata e reagimit ndaj emergjencave (United Hatzalah) tha se “Pati shkatërrime dhe dëme të gjera në ndërtesat e banimit si rezultat i një goditjeje të drejtpërdrejtë dhe fatale”.
Pas shpalljes së armëpushimit, Izraeli hodhi akuza ndaj Iranit duke pretenduar se u sulmua me raketa iraniane. Këto akuza u hodhën poshtë nga Irani duke thënë se nuk është shkelur armëpushimi.
Top Channel