Foto/ Sulmi me raketa iraniane në Izrael pak çaste para se të shpallej armëpushimi, katër të vdekur

24/06/2025 12:42

Të paktën katër persona u vranë nga një sulm me raketa në një ndërtesë banimi në Sheva të Izraelit.

Sulmi ndodhi pak çaste para se të hynte në fuqi një armëpushim, i njoftuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Organizata e reagimit ndaj emergjencave (United Hatzalah) tha se “Pati shkatërrime dhe dëme të gjera në ndërtesat e banimit si rezultat i një goditjeje të drejtpërdrejtë dhe fatale”.

Pas shpalljes së armëpushimit, Izraeli hodhi akuza ndaj Iranit duke pretenduar se u sulmua me raketa iraniane. Këto akuza u hodhën poshtë nga Irani duke thënë se nuk është shkelur armëpushimi.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel