
24/06 22:49
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer është bashkuar me homologët e tij francezë dhe gjermanë në thirrjen që Irani të “ulet në tryezën e negociatave”.
“Tani është koha për diplomaci”, tha zyra e Starmer në një deklaratë.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar u takua me Emmanuel Macron dhe Friedrich Merz në samitin e NATO-s në Hagë sot.
“Udhëheqësit reflektuan mbi situatën e paqëndrueshme në Lindjen e Mesme. Tani është koha për diplomaci dhe që Irani të ulet në tryezën e negociatave”, thuhej në deklaratë.
Irani ka argumentuar se ata ishin në tryezën e negociatave me SHBA-në, përpara se të fillonin sulmet e Izraelit.
Top Channel