
24/06 14:31
Ed Manushi, në një lidhje telefonike për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, komentoi emrat që po qarkullojnë në rrjet se do të jenë banorët e mundshëm të edicionit të ardhshëm në “Big Brother VIP Albania”.
Ronaldo Sharka: Sa veta nga “E Diell” do të çosh këtë vit në “Big Brother VIP 5”?
Ed Manushi: Një kandidaturë kemi nxjerrë këtë vit nga “E Diell”. E do emrin? Hilda Kërtalli kandidate serioze për “Big Brother VIP 5”.
Ronaldo Sharka: Mendon se Hilda do të jetë pjesë e “Big Brother VIP 5”?
Ed Manushi: Kam idenë që është një kandidaturë shumë interesante dhe e përshtatshme.
Top Channel