
Mikayla Raines, ylli i njohur i YouTube dhe themeluesja e organizatës për mbrojtjen e kafshëve “Save A Fox”, ka ndërruar jetë duke u vetëvrarë, pas një periudhe të gjatë ngacmimesh dhe bullizmi online.
Lajmin e ka konfirmuar burri i saj, Ethan, në një postim prekës në Instagram të hënën.
29-vjeçarja përballej disa probleme shëndetësore, përfshirë depresionin, çrregullimin e personalitetit borderline dhe autizmin.
Ajo kishte ndjekur terapi dhe përdorur medikamente të ndryshme, por sipas Ethan-it, asgjë nuk dukej se e ndihmonte mjaftueshëm.
Raines njihej më së shumti për organizatën e saj “Save A Fox”, që ajo e themeloi në vitin 2016 në moshën 20-vjeçare dhe që sot është operacioni më i madh në SHBA për shpëtimin dhe rehabilitimin e dhelprave dhe kafshëve të tjera ekzotike, me seli në Florida dhe Minnesota.
Burri i saj tha se Mikayla u përball me një fushatë të gjatë ngacmimesh online nga njerëz të panjohur, si dhe nga disa nga shokët e saj të afërt në komunitetin e mbrojtjes së kafshëve, që e shoqëruan me fyerje dhe akuza. Ai beson se kjo vinte nga xhelozia dhe zilia.
“Gjithmonë ia kushtoi jetën kafshëve,” tha Ethan, “që kur ishte 15 vjeçe dhe filloi të punonte si vullnetare në një qendër rehabilitimi për kafshë të egra.”
Ai shtoi se autizmi i saj e bëri jetën e vështirë, por i dha mundësinë të përqendrohej në pasionin e saj për kafshët. “Ajo shpenzoi çdo orë të ditës duke ndihmuar kafshët, qoftë duke ndihmuar një breshkë që të kalonte rrugën, apo duke shpëtuar 500 dhelpra nga një fermë e keqe pele.”
Mikayla nuk kërkoi kurrë famë apo përfitime personale, por punoi me përkushtim të palodhur, shpesh duke sakrifikuar gjumin, ushqimin dhe kohën personale për të ndihmuar kafshët në nevojë.
Top Channel