
Një numër avionësh ushtarakë amerikanë u zhvendosën nga Baza Ajrore Al Udeid në Katar javën e kaluar, sipas një imazhi satelitor të datës 19 qershor.
CNN shpjegon se kjo do të thotë se avionët janë larguar përpara se Irani të ndërmerrte një sulm me raketa ndaj kësaj baze ditën e hënë, në përgjigje të sulmeve ajrore amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane gjatë fundjavës.
Dy zyrtarë të mbrojtjes konfirmuan për CNN se avionët janë transferuar në lokacione të tjera si pjesë e përpjekjeve të ushtrisë amerikane për të mbrojtur pajisjet dhe asetet e saj në Lindjen e Mesme, në mes të përshkallëzimit të konfliktit mes Iranit dhe Izraelit.
Gjithashtu, të gjitha anijet luftarake të Marinës Amerikane që ishin të vendosura përpara në bazën detare të SHBA-ve në Bahrein – Naval Support Activity Bahrain – u larguan nga porti javën e kaluar. Destinacioni i tyre, ashtu si ai i avionëve, nuk është bërë publik.
Sot Irani lëshoi disa raketa drejt bazës Al Udeid, por autoritetet në Katar raportuan se të gjitha raketat u kapën nga sistemet mbrojtëse dhe nuk pati dëme apo viktima.
Top Channel