
Pas deklaratës së Presidentit të PL-së Ilir Meta, i cili tha se mbahet në izolim për shkak të firmave të Endrit Braimllarit për çështjen e lobimit, ka reaguar ky i fundit duke e konsideruar këtë deklaratë si një përpjekje për të intimiduar imazhin e tij.
Ai e cilëson sulmin e Metës si një tentativë për të hequr vëmendjen nga problemi i tij i vërtetë me drejtësinë.
Ish-sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari sqaron se nuk ka firmosur asnjë kontratë lobimi gjatë kohës kur ka qenë në këtë detyrë, ndërsa për faturën që ka publikuar Ilir Meta thotë se është një procedurë e ligjshme, e paguar përmes shërbimeve bankare, e deklaruar në KQZ dhe e audituar nga KQZ.
Akuzat e adresuara nga Ilir Meta për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të LSI-së, Endrit Braimllari erdhën pas emërimit të tij si nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Reagimi i plotë i Braimllarit:
Përpjekje e qartë për të më intimiduar dhe për të goditur imazhin tim publik. Nxjerrja e materialeve hetimore nga dosja i shërben tërheqjes së vëmendjes nga problemi i tij i vërtetë me drejtësinë.
Endrit Braimllari nuk ka firmosur asnjë kontratë lobimi. Fatura që i referohet është një procedurë e ligjshme, e paguar me bankë, e deklaruar në KQZ dhe e audituar nga KQZ. Ai e di shumë mirë që po hetohet për mosdeklarim. Duhet ta dijë qartë që nuk përbën shkelje të ligjit kur deklaron shpenzimet dhe burimet e tyre të ligjshme. Në dijeninë time partia ku unë aderoja më parë ka pasur lobime vetëm në kohën kur Z.Meta ka qenë kryetar partie.
Top Channel